30 Dhjetor, 2020

I ndërtoi shtëpinë familjes në Bubq, Bes Kallaku falenderon Bebe Rexhën: Bekuar qofsh


Bebe Rexha mbajti fjalën e dhënë pak më shumë se një vit më parë, duke ndërtuar nga e para shtëpinë e një familjeje në Bubq.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore bëri publik lajmin me anë të një postimi në Instagram, teksa ndau me ndjekësit pamje të shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti dhe asaj të rindërtuar.

“Shtëpia 1 mbaroi! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve të tërmetit në Shqipëri! Një pamje kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festat!!! Dashuri për familjen në Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”- shkroi ajo.

Ndërkohë e njëjta video është shpërndarë edhe nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ku falenderon publiksht Bebe Rexhën për kontributin e dhënë.

“Faleminderit Bebe Rexha. Fale teje, familja e Musait kete Vit te Ri do zgjohet ne shtepine e re!

Bekuar qofsh Ti dhe kush te solli. ??”- shkroi Bes Kallaku.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit këngëtarja udhëtoi drejt Shqipërisë për të parë nga afër dëmet e mëdha që kishte shkaktuar dhe vendosi të japë donacione për rindërtimin e banesave.

Në atë periudhë ajo shoqërohej nga Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

© Panoramaplus.al