Katie Salmon ka zbuluar se ish i fejuari i saj Harry dhe babai i vajzës së saj Thiaga ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishë ish-konkurrentja e “Love Island” e ndau me ndjekësit e saj në Instagram teksa i dedikoi një postim të ndjerë babait të vajzës.
29 vjeçarja postoi një foto të Harry-t dhe vajzës së tyre, 2 vjeç, së bashku me një mesazh emocionues.

Ajo shkroi: “Duke u përpjekur për të lundruar këtë dhimbje. Eshtë shumë e trishtueshme të dish se nuk do ta shohësh kurrë se si vajza jote e vogël e bukur është apo kush do të bëhet. Shpresoj që shpirti yt të gjejë paqe Harry,” shkruan Kate.

Katie, e cila tani është në një lidhje me të dashurin biznesmen Joe Rossi, 39 vjeç, u nda nga Harry vetëm gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, në shtator 2022.


