6 Korrik, 2018

I mbani mend flokët e gjatë të Rona Nishliut? Ja si duket këngëtarja me look-un e ri (FOTO)


Të gjithë e mbani mend këngëtaren Rona Nishliu në fillimet e veta, e cila ra në sy jo vetëm për zërin e saj potent, por edhe për pamjen e veçantë me flokët rasta.

Por tani Rona ka dy vite që vjen me një look tjetër. Ajo i preu flokët që i mbante prej 13-vitesh dhe gjatë një periudhe i mbajti flokët e shkurtra fare.

Mesa duket këngëtarja tka vendosur t’i rrisë sërish flokët. Rona ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet me flokët e shkurtra deri te supet, e buzëqeshur dhe më e bukur se kurrë më parë.

“Nuk mund t’i besoja syve kur e pashë veten në pasqyrë”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al