Mario Dedivanoviç momentalisht është një prej artistëve të make-up-it më të lakmuar e më të vlerësuar në botë, veçanërisht pasi bëri të famshme teknikën e konturimit të fytyrës, çka ndryshoi njëherë e mirë rregullat e grimit.

Ashtu siç përmendi moderatori Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, ai është vlerësuar me çmime të shumta të karrierës në evente të ndryshme, por i pyetur se çfarë e kishte bërë më shumë krenar babanë e tij, Mario ktheu një përgjigje që shkriu së qeshuri publikun.

“Nga të gjitha këto çmime që kam marrë nëpër botë, babai im është më krenar për mua për momentin kur i kam lyer b*thën Kim-it me vaj! I ka rritur përmasat fotos, e ka vënë në kornizë dhe e ka vënë në mur në shtëpi!”, u shpreh Dedivanoviç.

© Panoramaplus.al

