27 Nëntor, 2020

I la të gjithë pa fjalë me pozat nudo, moderatorja kritikon ashpër Jennifer Lopez: Kjo i bën gratë të ndihen tmerrësisht…


Ulrika Johnson ka kritikuar Jennifer Lopez për faktin që pozoi totalisht e zhveshur për të promovuar këngën e saj të re.

ulrika jennifer lopez (3)

Moderatorja tha se pamja e këngëtares, e cila është dy vite më e re se ajo, e bëri të ndihet tmerrësisht keq, raporton “Mirror”.

ulrika jennifer lopez (5)

Ish-prezantuesja e “Gladiator”, 53-vjeç, e akuzoi 51-vjeçaren për përcaktimin e pritshmërive joreale për trupin e gruas, gjë që ishte shumë e dëmshme.

ulrika jennifer lopez (7)

Akuzat u bënë pasi Jennifer Lopez publikoi disa foto nga pozat hot, ku dukej trupi i tonifikuar, realizimi i të cilave u bë për promovimin e këngës së saj të re “In The Morning”.

Ulrika tha se edhe vajza e saj, e cila është vetëm 20 vjeç, i konsideroi fotot e Jennifer-it si “toksike”.

ulrika jennifer lopez (2)

Si nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve janë vajza të moshës 16 dhe 20 vjeç, jam tmerrësisht e shqetësuar se çfarë efekti kanë këto foto tek ato dhe tek mënyra se si ato i perceptojnë vlerat e vetes.

Edhe pse ato e dinë se këto foto janë me filtra dhe jo ashtu siç duken, thellë-thellë, ato do të shihen në pasqyrë dhe nuk do të ndiejnë vetëbesim”,- tha moderatorja.

ulrika jennifer lopez (4)

Ulrika tha gjithashtu se Jennifer dukej më mirë se ajo kur ishte 27 vjeç, pasi nuk kishte rrudha e as celulit.

© Panoramaplus.al