Ndonëse pak ditë më parë, Elita Rudi solli në jetë vajzën, moderatorja ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj.

Moderatorja vendosi që t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të tyre, të cilat ishin kryesisht në lidhje me dy lindjet e saj.

Ajo ka zbuluar se të dy fëmijët, si djalin, Zërin, ashtu edhe Botën,i ka sjellë në jetë me anë të operacionit.

Nisur nga kjo, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë arsyen pse Zëri nuk ka ardhur në jetë nga lindja natyrale.


“Sepse isha 40 javëshe dhe shkova për kontroll e kuptuam që Zëri kishte mbetur komplet pa ujë. U shtrova menjëherë në spital për të provuar për shtatzëni normale, por nuk pata sukses”, tregoi Elita.

Ajo zbuloi se emrin për të voglën e ka përzgjedhur bashkëshorti i saj, Gjiko.
Gjithashtu, të dy fëmijët, moderatorja i ka ushqyer me qumësht gjiri.

Nisur nga kjo, shumë ndjekëse janë bërë kurioze të dinë se si ja bën Elita për të rënë në peshë.
“I kushtoj shumë rëndësi ushqimit, por jo kilogramëve! Është periudhë e veçantë që nuk dua ta stresoj veten me peshën. Më së shumti kam ngrënë fruta të grira vishnje dhe dredhëza (luleshtrydhe)!”, u përgjigj ajo.

Ndërsa e pyetur nëse është rikthyer në peshën normale, Elita shkroi: “As nuk po tentoj me e ngarku veten kur kam vetëm dy javë që kam lindur, por deri tani jam -12 kilogramë!”.

Elita zbuloi gjithashtu se nuk mendon të rikthehet në televizion për momentin dhe shtoi se kjo do të ndodhte kur të ndihet e gatshme.
© Panoramaplus.al
