Ajo është bërë kryefjala e të gjitha portaleve dhe fotot e saj “hot” po tërheqin vëmendjen e kujtdo. Seksi, joshëse dhe me forma bombastike, modelja Oriola Marashi është momentalisht femra më e komentuar e showbiz-it shqiptar.

Por këtë herë vëmendjen e ka marrë mamaja e saj, Xhoi Jakaj, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar foton e Oriolës teksa është e veshur me fustanin e bardhë.

“Kleopatra ime…. Kryevepra ime… …Fryma ime … Bijëza ime bukur…. Oriole ti je dielli im je gjithë bota ime e kjo me mjafton të mbyshet shpirti plot dashuri …..”, është dedikimi që mami Xhoi i ka bërë të bijës së saj.

Mirëpo një komentuese ka reaguar në koment, duke i thënë Xhoit të nxjerrë një foto siç i ka Oriola në “Instagram”-in e saj, sepse ai është marketingu që ajo synon.

Menjëherë më pas mamaja e Oriolës i është hedhur në sulm, duke i folur për talentet e shumta të të bijës, dhe i kërkon komentueses të mos shqetësohet për Oriolën, por të shikojë punën e saj.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
