31 Maj, 2018

I keni parë vajzat bukuroshe të Majlinda dhe Ornela Bregut? Ngjajnë si motra (Foto)


Motrat Bregu kanë qenë dhe janë dy nga personazhet më të njohura dhe të përfolura nga mediat shqiptare. Këtij fakti nuk i ka shpëtuar as Ornela, e cila prej vitesh është shpërngulur të jetoj në Spanjë, së bashku me familjen e saj.

Këtë herë nuk ka kaluar pa u vënë re ditëlindja e vajzës bukuroshe të Ornelës, e cila ka bërë 18 vjeç, festës i është bashkuar dhe kushërira e saj Kejda, vajza e Majlinda Bregut. Të dyja bukuroshet kanë postuar foto me njëra-tjetrën dhe duhet thënë se është e vështirë të bësh ndonjë kategorizim ndërmjet tyre, për të thënë se cila është më e bukur.

Kushërirat ngjajnë goxha me njëra-tjetrën, sikur të ishin motra. Urime të bukura janë bërë për 18-vjeçaren nga mami Ornela, teze Majlinda dhe kushërira e saj Kejda.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al