Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti ka qenë pjesë e filmit të parë të Bes Kallakut, ‘Falco’.

Në një intervistë për gazetarin e ‘Thumb on’ në premierën e filmit, ajo është shprehur shumë e lumtur që ishte pjesë e këtij projekti dhe se filmat shqiptarë i kujtojnë fëmijërinë.
“Po më kujtohen kohët kur isha fëmijë që shikoja filma shqiptar, jam shumë e lumtur për këtë fakt”, u shpreh Bleona.

Këngëtarja është ngacmuar nga gazetari në pyetjen e rradhës duke u pyetur për vezët.
“Me vezët çfarë u bë?”
“Çfarë duhet të bëhet me vezët?”, ia ktheu Bleona e çuditur.
“I ke shkrirë?”, e pyeti gazetari. “Do ta merrni vesh nëqoftëse shkrihen”, u përgjigj Bleona dhe largohet nga intervista.


