7 Prill, 2018

“I kam fobi”, ish-banorja e “Big Brother” nuk del dot nga makina se i turren qentë


Ish-banorja e “Big Brother”, Jona Kalemaj ka postuar në “Instastorie” një foto ku ka treguar se ka ngecur brenda në makinë.

Ajo shkruan se nuk del dot pasi në lagjen e saj mblidhen çdo ditë 10 qenë dhe sapo zbret nga makina të turren.

Jona ka etiketuar në postim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe shkruan: “Nuk kam asgjë kundër kafshëve, thjesht i kam fobi. Për ditë këtu vijnë mbi 10 qenë dhe sapo zbret nga makina të turren. Si mund të zbres nga makina?”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al