Lëvizja e Adrien Brody përpara se të dilte në skenën e Teatrit Dolby në Los Angeles për të marrë Oscarin për aktorin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të dielën shkaktoi reagime. Aktori 51-vjeçar, i cili u vlerësua për interpretimin e tij në filmin “The Brutalist”, u duk veçanërisht i emocionuar kur dëgjoi se ishte fituesi i çmimit, të cilin e konkurronte me Timothée Chalamet, Colman Domingo, Sebastian Stan dhe Ralph Fiennes.

Megjithatë, teksa po ecte drejt skenës, Adrien Brody kujtoi se po përtypte një çamçakëz, të cilën duhej ta hidhte përpara se të dilte në skenë për fjalimin e pranimit. Më pas, ai iu drejtua partneres së tij, Georgina Chapman , dhe ia hodhi çamçakëzin që po përtypte, duke e kapur me shkathtësi. Lëvizja e tij shkaktoi siklet dhe pakënaqësi te spektatorët.
🍿 Adrien Brody throws gum to his girlfriend Georgina Chapman as he wins the Oscar for best actor#Oscars pic.twitter.com/fUZyPH9ZAm
— The Telegraph (@Telegraph) March 3, 2025
Incidenti i çamçakëzit, megjithatë, nuk kaloi pa u vënë re, pasi fansat e Oscar-it lanë komentet e tyre në rrjetet sociale, pa e fshehur acarimin e tyre . “Adrien Brody mund ta kishte kushtuar fjalimin e tij për t’i kërkuar falje partneres së tij që i hodhi çamçakëzin ndaj saj,” shkroi njëri, ndërsa një tjetër komentoi : “Brody duke i hedhur çamçakëzin Chapman teksa ajo po ecte shkallëve ishte më tronditëse për mua sesa Will Smith që godiste me shuplakë Chris Rock”.
Natyrisht, nuk munguan edhe postimet sarkastike, ku dikush shprehet: “Gruaja e Adrien Brody-t sapo fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor, me një çamçakëz të hedhur nga i shoqi”.
© Panoramaplus.al
