Mami i Ledri Vulës i gëzoi të para kohës, kur publikoi një foto me një bebe në krahë.
Teksa nusja e saj, Sara Hoxha pritet të lindë së shpejti, të gjithë janë ngatërruar duke menduar se mbesa e saj erdhi në jetë.
Menjëherë pas kësaj, Xherldina Vula është detyruar të sqarojë ndjekësit se është nipi i saj dhe jo vajza e Sarës dhe Ledrit.
“Me jetë të gjatë e qoftë e lumtura e botës ❤️”– shkroi moderatorja Albana Osmani.
‘Është nipi i Ditës zemër ♥️,”- iu përgjigj nëna e këngëtarit.
Ditën e djeshme, Sara Hoxha publikoi një foto nga salla e lindjes, duke treguar se foshnja pritet të lindë nga momenti në moment.
Por ende nuk ka asnjë njoftim nga çifti nëse vajza e tyre ka ardhur në jetë.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al






