Javën e kaluar rrjeti u mbush nga lajmet se Kanye West mund të ketë tradhtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, make up artisti i famshëm.

Shkak u bë Ava Lousie, një përdoruese e njohur e “TikTok”, që shprehet se nuk është habitur nga ky fakt, sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree, raporton “E! News”.

Sipas saj, reperi është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.
Pasi teoria e saj dështoi, Ava Louise ka reaguar rreth bujës që shkaktoi. Ajo pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje.

Më tej, ajo u shpreh se thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet.”– është shprehur ajo.

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube, me titull “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

35-vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyoming, tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye.

“Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”- rrëfeu ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”


