Ish-“mbreti” i paparacit Fabrizio Corona ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Verissimo”. Ai ka folur për librin e tij të ri me titull “Nuk më keni bërë asgjë”, ku ka rrëfyer shumë të vërteta rreth showbiz-it.

Gjithashtu Corona ka rrëfyer edhe për të dashurat e tij dhe disa ngjarje personale. Gjatë intervistës, në një moment atij i ka ndodhur një incident i pakëndshëm.
Fabrizio-s i ka rënë njëri dhëmb. Menjëherë sapo e ka ndjerë shkëputjen e tij, ai ka mbuluar gojën me njërën dorë dhe me tjetrën nisi të kërkonte në tokë dhëmbin e rënë, veprim që ka shkrirë së qeshuri spektatorët në studio.



