15 Mars, 2018

I fshehu nën peshqir, ja çfarë ndryshimi ka bërë Xhesika Ndoja


Xhesika Ndoja di gjithmonë sesi të tërheqë vëmendjen e fansave të saj, e jo vetëm. Në rrjetet sociale ajo publikon shpeshherë fotografi mjaft provokuese.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku Xhesika postuar një set fotografik shumë seksi me robdeshambër dhe peshqir në kokë.

Sot këngëtarja ka zbuluar se pas peshqirit paska fshehur një ndryshim të ri.

Ajo ka publikuar një foto në “Instastorie” ku shihet me flokë të shkurtra bionde dhe shkruan: “Pamje e re”.

Xhesika është ndër ato vajza të showbizit që e ndryshon shpesh pamjen e saj mirëpo prej një kohe të gjatë i kishte qëndruar besnike flokëve të gjatë, prej të cilëve sot ka hequr dorë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al