26 Mars, 2019

I fejuari i Jennifer Lopez akuzohet për tradhti, i kërkoi treshe modeles së “Playboy”


I fejuari i këngëtares së famshme Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, është akuzuar sërish për tradhti.

Kësaj here ka qenë një modele britanike e “Playboy”-it, që pretendon se ylli i bejsbollit i ka kërkuar treshe pak javë para se t’i propozonte JLo.

Zoe Gregory pretendon se 43-vjeçari i “shpërtheu” telefonin me tekste duke i kërkuar treshe. Ajo ka shtuar gjithashtu se Alex i ka dërguar fotografi të turpshme dhe se ka kërkuar ta takonte personalisht.

44-vjeçarja shprehet se Rodriguez ka që më 22 janar të këtij viti që e përndjek me mesazhe.

Ndërkohë kujtojmë se Alex Rodriguez i propozoi Jenniferit gjashtë javë më vonë, më 9 mars, me një unazë 4.5 milionë dollarëshe.

“JLo është e mahnitshme dhe ajo nuk e meriton këtë. Ndërsa po bëhej gati për t’u martuar me të, ai po më kërkonte video seksi, si dhe që të kryenim marrëdhënie dhe që të bëja marrëveshje me vajzat e tjera”, tregoi ajo për “The Sun”.

“A po mendon ende për tre emrat e vajzave të këndshme për ne?”, është tjetër mesazh i Alex, ka shtuar Zoe.

Menjëherë pas lajmit të fejesës së Alex me JLo, ai u akuzua nga ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco, se e kishte tradhtuar këngëtaren me bashkëshorten e tij.

© Panoramaplus.al