4 Dhjetor, 2023

I fejuari e tradhtoi me shoqen e ngushtë, Vesa është penduar për deklaratat që bëri ndaj futbollistit shqiptar dhe familjes së tij?


Vesa Vllasaliu bëri bujë me pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Kosova”, pas deklaratave për tradhtinë e ish-partnerit të saj, futbollistin shqiptar Mërgim Berisha.

vesa vllasaliu mergim berisha3

Modelja tregoi se ish i fejuari e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, Edona vetëm dy javë para martesës, e cila tashmë është bashkëshortja e tij.

besa vllasaliu mergim berisha

Mirëpo së fundmi gjatë një interviste të zhvilluar pas daljes nga “BBV”, në “Big Talk”, e pyetur nëse është bërë pishman për deklaratat që ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpi Vesa tha “aspak”.

Vesa gjithashtu u shpreh se nuk është penduar edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë histori siç është vëllai i Mërgimit, për të cilin tregoi se e ka ngacmuar seksualisht atë ndërsa sipas saj ai ka tradhtuar edhe bashkëshorten e tij.

vesa vllasaliu mergim berisha

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.

Nga ana tjetër ish-banorja tha se pas daljes nga spektakli ka marrë shumë mesazhe kërcenuese nga “fake accounts” në Instagram, të cilat modelja i ka denoncuar në polici.

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese, nga ‘fake accounts’ në Intagram për këtë arsye nuk ka dalë por kam qëndruar në Stamboll. Kanë qenë shumë fjalë të rënda që i kam lajmëruar në polici”, u shpreh ajo.

vesa vllasaliu mergim berisha

vesa vllasaliu mergim berisha

vesa vllasaliu mergim berisha5

 

© Panoramaplus.al