5 Prill, 2023

I dhanë fund lidhjes disavjeçare? Çfarë tregon ky veprim i fundit i DJ Geek ndaj Dafina Zeqirit


Dafina Zeqiri dhe DJ Geek u raportuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Thashethemet se marrëdhënia mes çifit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Megjithatë ky veprim i fundit i Dj Geek ndaj këngëtares krijoi dyshime se mund të ketë qenë vetëm një krizë momentale mes tyre.

Ai ka mbështetur publikisht Dafinën, duke shpërndarë postimin e saj në Instagram për këngën e saj të “Harroj“.

Gjithashtu dyshja kanë nisur të ndjekin sërish njëri tjetrin në rrjetin social Instagram.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për thashethemet rreth marrëdhënies së tyre.





© Panoramaplus.al