25 Janar, 2021

I dha lamtumirën serialit pas problemeve shëndetësore, aktorja e famshme turke flet për gjendjen e saj: Po përpiqem të …


Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, e cila hoqi dorë nga seriali “Vajza e Ambasadorit” pasi u diagnostikua me Sindromën e Zorrës së Irrituar (IBS), ka folur për gjendjen e saj shëndetësore në një postim në InstaStory.

28-vjeçarja publikoi një video ku shprehej se ishte mirë, por që i duhej edhe pak kohë pushim për të marrë veten.

“Së pari, faleminderit mijëra herë për mesazhet tuaja të mbështetëse, për urimet tuaja të mira, për qëllimet tuaja të mira, për vizitat tuaja, për dhuratat dhe lutjet tuaja. Jeni shumë i sjellshëm, nuk më latë vetëm, Faleminderit shumë. Por siç mund ta shihni unë jam mirë, po përpiqem të jem mirë. Kisha nevojë për pak pushim. Dhe ende më duhet, ndaj do të pushoj edhe pak. Por unë jam mirë,”- u shpreh aktorja.

Neslihan Atagul “u detyrua” të informojë ndjekësit rreth gjendjes së saj shëndetësore, për shkak të shqetësimit të tyre për shëndetin e aktores, e cila është dobësuar shumë kohët e fundit dhe rrëzua në tokë ndërsa po xhironte një skenë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ndërsa fansat po prisnin ditën që ajo do rikthehej, Neslihan Atagul i dha lamtumirën serialit, duke shpjeguar se sëmundja nuk e lejonte të punonte.

“Përshëndetje të gjithëve, është koha t’i them lamtumirën Nares-s sime të dashur, gruas të cilën e ndjej thellë kur aktroj. Megjithëse unë e tolerova situatën, trupi im nuk më toleroi mua, prandaj duhet të pushoj pak,”– shkroi ajo.

Fillimisht u tha se ishte infektuar me COVID, por lajmet u hodhën poshtë nga producentët e filmit, duke thënë se aktorja kishte probleme me sistemin e tretjes.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al