3 Shkurt, 2018

I dha fund fejesës dhe gjeti të dashur të ri, Linda Rei tregon arsyen “e pabesueshme” të ndarjes


Pak ditë më parë Linda Rei publikoi disa foto në krah të një mashkulli teksa shkëmbenin puthje në buzë.

Kështu Linda dha dy lajme, së pari se ishte ndarë nga i fejuari biznesmen, dhe së dyti se kishte gjetur të dashur të ri. Por ndërsa herën e parë ajo foli hapur për lidhjen me ish-të fejuarin, kësaj here ajo ka zgjedhur që të qëndrojë në heshtje lidhur me identitetin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Linda ka shkëputur një pjesë nga shkrimi i “Panorama” teksa thuhet se ajo nuk e ka bërë publik identitetin e mashkullit të ri, Linda duket se ka zbuluar edhe arsyen që e çoi në ndarjen nga i fejuari.

“Edhe nuk do ta dini kollaj identitetin se ma merrni nsysh edhe ket si ndodhi me tjetrin”, shkruan ajo me humor.

© Panoramaplus.al