Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ka dhënë këto ditë të fundit të vitit një intervistë, ka folur edhe për të vërtetën që fshihet pas marrëdhënies së tij me Rina Zaitin.

Prej kohësh reperi po përflitet se ka nisur një romancë me vajzën në fjalë, pasi disa herë janë fotografuar në prani të njëri-tjetrit.
Mirëpo ai i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke mohuar kategorikisht se është në një lidhje të re pas ndarjes nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem Blu.

Teksa u pyet nga moderatori nëse ka ndonjë të vërtetë në fotot e bëra virale në rrjetet sociale Ledri u përgjigj me “Jo” teksa pohoi se janë foto të nxjerra jashtë kontekstit.
Biseda e plotë:
Kanë dalë ca foto nëpër rrjetet sociale, ka të vërteta në këto foto, se ti e di për çfarë bëhet fjalë?
Ledri: Jo, s’ka asnjë të vërtetë.
Janë foto të shkëputura, të nxjerra jashtë kontekstit?
Ledri: Po, tani si për mua si për palën tjetër, njerëzit me këdo që të të shohin direkt gjithçka bëhet e madhe si lajm, unë e thash që jam i fokusuar tek karriera, në muzikë.

Ndërsa ka folur për eksperiencën e tij si baba, Ledri ka treguar që me ish-partneren e tij Sarën ndan një raport miqësor “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari në rubrikën ‘Galeria’.

Ledri Vula: Eksperincë shumë e bukur po them lindja e Poit është dita më e veçantë në jetë, vitet që po fluturojnë më shpejt. Kur e sheh të voglën tu u rrit nuk po e merr vesh se sa shpejt kalon koha. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur…Nuk e di.. ka gjëra të pashpjegueshme, gjërat ndodhin, nuk jam as i pari as i fundit. Me rëndësi është qysh e vazhdon, ne kena një raport shumë të mirë. Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin.


Disa ditë më parë, pasi Ledri konfirmoi ndarjen nga Sara Hoxha në një intervistë me Arbana Osmanin ai u kap mat nga paparazzi i Panorama Plus në aeroportin e Vjenës bashkë me Rina Zaitin.
Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndronin të ulur në stolat e terminalit të aeroportit.

Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.
Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,
Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.
“Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula,duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.

Blogerja Sara Hoxha, pas deklaratave që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri, vendosi të fshijë çdo foto që mbante në profilin e saj me reperin.
Disa muaj më parë, Sara Hoxha riktheu foto me ish-partnerin e saj dhe u duk sikur ish-çifti do të ktheheshin sërish bashkë, por duket se gjithçka ka marrë fund mes tyre dhe gjithçka që i lidh është vajza e tyre, Poi.

Kush është partnerja e re e Ledrit

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

