6 Qershor, 2018

I dashuri i Morena Tarakut flet shqip, miliarderi i shpreh dashurinë publikisht


Këngëtarja Morena Taraku ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lidhjes me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani.

Sasha njihet shumë në vendet arabe për jetën luksoze, por edhe skandalet. Lidhjen e tyre e bëri publike vetë Sasha, i cili postoi një foto me Morenën ku shfaqeshin të përqafuar.

 

Menjëherë pas, Morena e konfirmoi lidhjen duke bërë tatuazh emrin e miliarderit. Por një ditë më pas miliarderi surprizon të dashurën duke bërë edhe ai emrin e Morenës tatu.

Nga postimet e fundit duket se çifti është me pushime dhe ndodhen në një resort luksoz. Miliarderi ka postuar një foto ku shfaqet i shtrirë në shezlon teksa shijon një kokteil ndërsa fotos i ka lënë mbishkrimin “Të dua”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al