13 Prill, 2018

I dashuri e tradhtoi, Khloe sjell në jetë vajzën në prani të tij


Këtë të enjte, Khloe Kardashian ka sjellë në jetë vajzën e Tristian Thompson, në më pak se 48 orë pas lajmeve shokuese të tradhtisë publikuar nga mediat e huaja.

Por pavarësisht skandalit, 33-vjeçarja ka lindur në spitalin e Ohio në prani të të dashurit të saj, raporton “People”. Gjithashtu në sallë qëndruan dhe motrat e yllit të reality show Kourtney, Kim, si dhe mamaja Kris Jenner.

Situata “e turbullt” do të transmetohet shumë shpejt për të gjithë fansat e Khloe në “Keeping Up With The Kardashians”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al