“Adil nuk flet mirë anglisht, unë nuk flas mirë frëngjisht, por ne kemi gjuhën e trupit. Ai kujdeset shumë për mua. Kemi një jetë të shëndetshme dhe të mrekullueshme”.

Kështu ka deklaruar Pamela Anderson lidhur me jetën e saj të re me të dashurin rreth 18 vite më të ri, futbollistin Adil Rami.
50-vjeçarja tashmë është shpërngulur në Francë ku jeton me të dashurin e saj. Aktorja ka folur rreth periudhës së saj të menopauzës dhe dashurisë së saj të re.

Pamela. e cila është martuar 3 herë dhe ka dy djem të rritur, aktorin Brandon, 21 vjeç, dhe muzikanti Dylan, 20 vjeç, ka theksuar se marrëdhënia me Adil ka ndryshuar jetën e saj.
© Panoramaplus.al
