Ka ditur gjithmonë sesi të tërheqë vëmendjen me vidioklipet e saj, ku sjell përherë diçka të re për publikun. Por kënga “Dua” i ka kaluar çdo pritshmëri dhe pati një bujë të madhe.

E sigurisht që skenat erotike me modelin spanjoll Pierlugi ishin ato për të cilat u komentua shumë në rrjete sociale.

Teksa ka publikuar vazhdimisht foto e video nga klipi i “Dua”-s, sot Enca postimin e saj ia ka dedikuar moderatores së njohur Rudina Magjistarit, për të cilën shkruan se e adhuron.

“Është kënaqësi të intervistohesh prej një ikone të televizionit shqiptar. E adhuroj”, shkruan Enca në foton ku shfaqet me Rudinën.
Por nuk ka vonuar shumë dhe moderatorja ka p
ostuar shkrimin e Encës duke shkruar dy fjalë për të: “Kënaqësia është e imja”, teksa e shoqëron postimin me një emoji yll dhe një puthje.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
