12 Korrik, 2018

I “çmend” të gjithë me fotot seksi, Iva Aliko zbulon se është e virgjër


Modelja e njohur shqiptare Iva Aliko është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku i “çmend” ndjekësit e saj me linjat e saj seksi teksa pozon gjysmë lakuriq para kamerave.

Por së fundmi Iva ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë që ka bërë në “Instagram”. As Aliko nuk i ka shpëtuar aplikacionit të ri në “Instastory” ku fansat mund të bëjnë pyetje, ajo t’u përgjigjet e më pas t’i bëjë publike.

Njëri prej tyre, e ka pyetur Ivën nëse ajo është e virgjër dhe modelja i është përgjigjur me “Pooo”.

Pas kësaj deklarate që i habiti të gjithëm ajo është shprehur se “përgjigjet e mia kanë pasur humor brenda”, duke nënkuptuar se edhe përgjigja e kësaj pyetje ka qenë një shaka.

Ndërsa e pyetur “se sa vjeçe është dhe a ka të dashur, ajo përgjigjet: “25 dhe nuk kam të dashur”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al