Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar sëfundmi në rrjetet sociale për shkak të një komenti nga një ndjekës, që kishte ironizuar dhuratën e veçantë që ajo i kishte bërë bashkëshortit të saj, Kreshnikut.

Në postimin e saj të fundit, Dafina kishte ndarë me ndjekësit një fotografi të Ferrari-t të zi që kishte blerë për ditëlindjen e Kreshnikut.
Mirëpo, një komentues nuk e kishte pëlqyer këtë gjest dhe kishte lënë një koment të pahijshëm, duke e ironizuar Dafinën për lidhjet e saj në të kaluarën.
Komentuesi kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot.”
Në përgjigje të këtij komenti, Dafina kishte shkruar: “A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.”

Me këtë reagim, Dafina ka treguar se nuk e toleron ofendimin dhe është e gatshme të mbrojë imazhin e saj dhe të të dashurit të saj nga komentet negative në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri ka pasur edhe disa lidhje të tjera të bëra publike në të kaluarë disa të bëra publike dhe disa për të cilat është përfolur por nuk janë konfirmuar nga vetë këngëtarja
1) Krenar Çoçaj
Prej vitesh ata kane qene ne një lidhje dashurie. Si fillim cifti nuk e pranoi lidhjen e tyre edhe pse ata në çdo vend ata shiheshin së bashku. Por më vonë cifti kane dhënë edhe nje intervistë bashkë dhe një ndër pyetjet qe iu be ciftit ishte:
“Cili di të dhurojë më shumë dashuri?
Dhe të dy janë përgjigjur kështu: “Ne jemi dy trupa e një shpirt.” Por pas një lidhjeje të gjatë cifti u fol se nuk u ndanë në një menyrë paqësore por keq. Por si kujtim i të dyve përveç fotove të cilat janë të shumta është edhe videoklipi i këngës “Dangerously in Love” në vitin 2011.

2) Ledri Vula
Pas lidhjes së famshme me Krenar Cocaj, një tjetër lidhje e Daffy-t u bë akoma më e famshme ajo mes saj dhe reperit Ledri Vula. Cifti gjatë lidhjes u përfol shumë dhe ishin ata që kryesonin në titujt kryesore të gazetave, revistave apo medias online. Ata ishin një prej çifteve më të bukur të shoëbiz-it shqiptar. Por lidhja e tyre përfundoi dhe ashtu siç nisi, sot Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm miq. Si dhe dyshja madje kane edhe bashkëpunime shumë të suksesshme si: “Po t’pëlqen”, “Tonight” si dhe “Got Ur Back”.

3) Dj Blunt
Pasi i dha fund lidhjes me reperin Ledri Vula, Dafina e mori veten shpejt dhe u fol gjatë për një lidhje me një ndër artistët më të përfolur dhe të dashur në Kosovë, Dj Blunt. Edhe pse çifti u mundua ta fshihte lidhjen, nuk mundën. U tha se çifti në atë kohë ishin të dashuruar dhe madje kanë kaluar edhe pushime bashkë. Por edhe kjo lidhje e Duffyt u pa se nuk funksionoi mjaft mirë dhe kështu dyshja u ndanë.

4) Seven Saraqi
Pas ndarjes nga Dj Blunt, me të cilin realizoi dhe një bashkëpunim muzikor, Dafina pati një romance me një tjetër personazh të njohur, Seven Saraqin. Lidhjen e bëri të ditur vetë Seveni përmes një përshkrimi të një fotoje në rrjete sociale, ku u shfaqen shumë afër dhe në intimitet me njëri-tjetrin. Foto ku shihej se Duffy kishte shkuar pranë tij në New York. “Dafi dhe unë në New Jork. Ushqim i mirë, verë e mirë, dhe momente të bukura. E dashuroj”, mbishkroi ai krahas fotos. Por u pa se edhe kjo lidhje nuk kishte përshkrimin: “Dhe ata jetuan të lumtur pergjithmonë”

5) Jose Rodriguez
Ishte 14 Shkurti i 2016-tës kur këngëtarja Dafina Zeqiri, në ditën e të dashuruarve zyrtarizoi lidhjen me domenikasin, Jose Rodriguez. Nga ai moment, për një periudhë relativisht të gjatë, këngëtarja ndante vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga privatësia. Por papritmas fotot me Jose u rralluan aq shumë saqë mediat nisën të shkruajnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit. Megjithatë, ndarje nuk ka por një vendim për të mos shfaqur pjesën private, përpos në momente të veçanta. Por urojmë që Jose të jetë fatlumi i cili do ketë në krah një femer si Duffy përjetë.

6) Dj Geek
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna, edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme,”– ka thënë Dafina pas ndarjes me Dj atë kohë.

© Panoramaplus.al

