4 Janar, 2021

“I blej për vete por …”- Miley Cyrus përdor lodrat e seksit për të dekoruar shtëpinë


Ylli i pop-it, Miley Cyrus ka blerë aq shumë lodra seksi saqë tani i përdor si pjesë e dizanjit të shtëpisë.

Këngëtarja raportohet se është beqare pasi i dha fund martesës me ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth në 2019 dhe shijimit të romancave të shkurtra me Kaitlynn Carter dhe Cody Simpson.

Dhe për të kënaqur veten e saj, tani që është single, Miley Cyrus rrëfeu se bleu aq shumë lodra seksi saqë përfundoi duke i përdorur për të dekoruar shtëpinë, në vend të qëllimit të tyre parësor.

“Më pëlqejnë lodrat e seksit. I blej për vete, por në fund i përdor për dizajnin e brendshëm të shtëpisë. Seksi dhe dizajni i brendshëm janë të lidhura me njëra-tjetrën”- tha ajo.

28-vjeçarja u shpreh se ka mësuar të “mendojë me logjikë” kur bëhet fjalë për jetën e saj persoale.

“Inkurajoj njerëzi të veprojnë me logjikë, jo duke u bazuar tek ndjenjat,”– përfundoi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al