Vëllai i konkurrentit të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, Rinori ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club” ka reaguar rreth deklaratave të reperit shqiptar, Stresi, i cili u shpreh se beson që moderatori e ka ftuar Dario Dokën për 4-she në hotel.

“Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”- ka shkruar Dario në postimin e ti në Instagram.
Duke vazhduar me deklaratën e tij në emisionin ‘Fan Club’: “Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private. Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon”.
Stresi i ftuar gjithashtu në studio bëri një koment për këtë deklaratë të artistit.
“E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”– tha Stresi
Mirëpo vëllai i Meritonit ditën e sotme ka treguar se ka biseduar me avokatin e tij dhe do të ngre padi ndaj këtyre dy personave dhe ndaj të gjithë njerëzve që shpifin gjëra të tilla.
“Përsa i përket kësaj deklarate kam biseduar me avokatin në Prishtinë, dhe do ngrehet padi për secilin që shpif ndaj Meritonit. Do ngehet padi ndaj atij (Stresit) dhe për secilin.”- tha vëllai i Meritonit.
© Panoramaplus.al

