22 Janar, 2021

“I bekuar që jam përsëri në këmbë!”- Pas shërimit, Drake ka një surprizë për të gjithë fansat


Fansat e Drake do të duhet të presin edhe pak për “Certified Lover Boy”.

drake (1)

Reperi i “Laugh Now, Cry Later”, njoftoi të mërkurën se po e shtyn publikimin e albumit të tij të gjashtë për herë të dytë, shkruan “Billboard”.

“Unë po planifikoja ta publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit, energjia ime i ishte kushtuar shërimit,”- shkroi ai në Instastory.

FILE - This May 1, 2019 file photo shows Drake at the Billboard Music Awards in Las Vegas. SiriusXM and Pandora, companies that merged earlier this year, announced Thursday, July 25, that they have signed a new creative partnership with the superstar rapper. (Photo by Richard Shotwell/Invision/AP, File)

Reperi zbuloi në tetor të viti të kaluar se kishte pësuar një dëmtim në gju dhe i duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje.

Drake shkruante më tej në statusin e tij: “Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë dhe ndihem shkëlqyeshëm dhe jam i përqendruar tek albumi, por ‘CLB’ nuk do të publikohet në janar. Unë mezi po pres që ta ndaj me ju të gjithë në 2021!”

© Panoramaplus.al