15 Tetor, 2024

I akuzuar për drogë, p*rdhunim dhe kërcënim me vrasje, ngrihen padi të reja ndaj reperit Sean Combs


Betejat ligjore të reperin Sean “Diddy” Combs vazhdojnë! Ai po përballet me akuza të reja për përdhunim, abuzim seksual dhe kërcënim vrasjeje, pasi një sërë padish të reja u ngritën të hënën.

d

Incidentet e pretenduara në denoncimet e paraqitura në gjykatën federale të Nju Jorkut, shtrihen nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Akuzuesit e paidentifikuar pretendojnë se disa nga sulmet kanë ndodhur në festat e Diddy-t.

Një nga akuzuesit tha se ai ishte 16 vjeç kur mori pjesë në një nga festat në Hamptons në vitin 1998. Në padinë e tij ai pretendon se ai ishte duke biseduar me reperin rreth hyrjes në industrinë e muzikës kur ndodhi një sulm i dyshuar.

Në dokumentet gjyqësore të vëna në dispozicion të Page Six të hënën, më 14 tetor, një grua e paidentifikuar pretendon se Combs e përdhunoi atë në 2004, pasi vajza atë kohë 19-vjeçaare dyshohet se ishte ftuar në një sesion fotografik dhe më pas në një hotel në Manhattan.

Në “festën më ekskluzive”, studentja thuhet se u dërgua në një dhomë të veçantë larg festës kryesore, ku dera ishte e mbyllur dhe ajo pretendon se Combs e sulmoi atë dhe shoqen e saj. Raportohet se reperi  i kërcënoi se do t’i vriste të dyja nëse nuk bindeshin.

Në një dosje tjetër, një burrë i paidentifikuar akuzoi Combs për sulm seksual në një magazinë dyqani në vitin 2008. Burri pretendoi se u përball me Combs dhe dy truproja të cilët kërcënuan me jetë viktimën pasi reperi dyshohet se i bënte seks oral.

Një tjetër burrë i paidentifikuar e akuzoi Combs se e kishte droguar dhe përdhunuar në një furgon jashtë një feste në vitin 2006.

Një viktimë e katërt e supozuar, një grua, pretendon se Combs e përdhunoi atë në një festë në vitin 1995 për të promovuar videoklipin “One More Chance” të Notorious BIG.

Vlen të përmendet se Combs ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë që kur u arrestua në shtator.

Krijuesi i kompanisë diskografike “Bad Boy Records” u arrestua në Nju Jork dhe përballet me akuzat për trafik seksual, zhvatje dhe prostitucion.

© Panoramaplus.al