Justin dhe Hailey Bieber kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të madhe në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Lidhja dhe martesa e tyre është përfolur shumë, kjo pasi Justin ishte në një lidhje me Selena Gomez pak kohë para se të lidhej sërish me Hailey-n, raporton “Glamour”.

Ata në fakt u rikthyen së bashku në vitin 2018 dhe kishte disa spekulime në atë kohë se sa javë / muaj kaluan nga ndarja e Justin me Selena Gomez në gjysmën e parë të vitit dhe ribashkimit me Hailey-n në verë.

Më në fund, Hailey ka thyer heshtjen duke i sqaruar të gjithë për këto dyshime. Në podcastin “Pretty Big Deal”, me Ashley Graham, modelja tha se njerëzit nuk e dinë që ajo dhe Justin kishin folur për një kohë para se të riktheheshin së bashku.

Ajo shtoi: “Përkundër asaj çfarë njerëzit mendojnë, ai kishte qenë beqar për një kohë, edhe unë kisha qenë beqare dhe ne ishim thjesht duke u përpjekur të kuptonim jetën”.

Justin dhe Selena i dhanë fund lidhjes së tyre në pranverë dhe më pas Justin dhe Hailey u panë së bashku në verë.

Pas daljes së tyre të parë, ata u panë vazhdimisht bashkë në vende publike.

Fillimisht, çifti u martua në shtator të vitit 2018, ndërsa dasmën e bënë një vit më vonë.

© Panoramaplus.al

