5 Janar, 2021

Hyri në histori me bashkëshorten si çifti i parë me Sindromën Down që u martuan, 62 vjeçari ndërron jetë dy javë pasi u infektua me COVID


Burri që hyri në histori së bashku me bashkëshorten e tij si çifti i parë me Sindromën Doën që është martuar në Britani ka vdekur nga Covid-19.

Tommy Pilling  humbi jetën vetëm dy javë pasi u infektua me koronavirus, duke lënë pas bashkëshorten e tij, Maryanne, 49 vjeç, e cila thotë se është ‘plotësisht e humbur pa dashurinë e saj’.

62 vjeçari nga Southend-on-Sea raportohet se ndërroi jetë në datën 1 janar.

Pilling dhe gruaja e tij Maryanne festuan 25 vjetorin e martesës në muajin korrik të vitit të kaluar.

Familja e tyre tha se Maryanne dhe Tommy, të cilët u takuan në një qendër trajnimi për njerëzit me aftësi të kufizuara në Southend-on-Sea në 1990, kishin kaluar vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit në 30 vite para se Pilling të kërkonte trajtim spitalor në dhjetor.

Ata thanë se ai doli pozitiv me Covid më 16 dhjetor, disa ditë pasi ai u shtrua në spital me dyshimin se kishte pneumoni.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al