18 Prill, 2022

Hygerta Sako kandidate për Presidente?


 

Presidenti i ri i vendit është shndërruar në temën më të nxehtë politike. Por duket se nuk ka prekur vetëm klasën politike, por edhe personazhet e shtypit rozë. Në kuadrin e shakasë, moderatorja sportive, Hygerta Sako është vetëdeklaruar për këtë post.

Në një foto e veshur ‘chic’, moderatorja ka pyetur ironikisht ndjekësit e saj, nëse duhet të kandidonte edhe ajo.  “Ore s’paska mbetur njeri pa hedhur kandidaturën për President. A ta hedh edhe unë?”, shkruan Hygerta Sako në InstaStory.

Natyrisht që shumica e ndjekësve virtual të saj janë përgjigjur me “Po”, duke i shkruar deri në fund shakasë së Hygertës.

© Panoramaplus.al