16 Dhjetor, 2020

‘Humbja e nuhatjes më zgjati një javë’- Kiara Tito rrëfen eksperiencën me COVID-19: Jam gati të …


Kiara Tito dy ditë më parë zbuloi se ishte infektuar me COVID-19, por që e kaloi pa rënë në sy tek ndjekësit e saj duke vazhduar të jetë aktive.

Dhe tani moderatorja zbuloi më shumë detaje, duke thënë se humbja e nuhatjes i zgjati 1 javë.

Ajo u shpreh se në shtëpi jeton vetëm dhe nuk ka pasur rrezik për infektimin e familjarëve.

Ndërsa periudhën e infektimit e kaloi duke gatuar dhe duke parë filma, teksa theksoi se tani është gati të rikthehet në television.

“Humbja e nuhatjes zgjati një javë. Fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk ndikoj te familjarët.

Jam gati të rikthehem në television. Kisha gati një javë që e kisha harruar dhe në atë periudhë më zuri Covid.

Gjatë kësaj periudhe, gatova, ndjenja, pash Netflix, cfarë bëhet zakonisht kur je me pushime,”-tha ajo për ABC News.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al