5 Janar, 2024

Humbi rreth 18 kilogramë, Christina Aguilera zbulon sekretin për tu dobësuar


Këngëtarja e njohur Christina Aguilera së fundmi ka zbuluar sekretin për tu dobësuar për të gjithë ata që dëshirojnë të bien në peshë.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi artistja ka streguar se ka humbur rreth 18 kilogramë  vetëm duke i kushtuar një vëmendje të veçantë vetes dhe duke ngrënë një dietë të balancuar dhe të shëndetshme si edhe një regjim rigoros të ushtrimeve fizike.

Ajo humbi rreth 1600 kalori, duke ndjekur “Rainbow Diet” duke konsumuar shumë ushqime me bazë bimore si edhe zgjedh frutat dhe perimet çdo ditë, ndërsa përpiqet të hajë shumë pak ushqime me përmbajtje sheqeri.

Ndonëse në moshën 43-vjeçare, Agulilera tashmë shquhet për format e saj perfekte trupore të tonifikuara.

Këngëtarja u shëndosh shumë disa vite më parë pasi sjelli në jedtë djalin e saj, i cili tashmë është në moshën 15-vjeçare.

Përveç djalit, Aguilera ka edhe një vajzë 9 vjeçe me ish partnerin e saj Mattthew Rutler.

© Panoramaplus.al