5 Korrik, 2019

Humbi katër kilogramë, këngëtarja e famshme zbulon sekretet e dietës (FOTO)


Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” se ka humbur katër kilogramë. Ajo ka zbuluar për fansat e saj edhe sekretet e dietës.

Sipas këngëtares, ajo arriti që të binte në peshë duke ngrënë perime dhe fruta të caktuara, në mënyrë që të mbante nën kontroll peshën.

“Kisha sy të lodhur, stres, astma dhe dhimbje koke. Por kjo tabelë më ka ndihmuar shumë me problemet  dhe peshën time”, tregon Britney në postimin e saj.

Gjithashtu ka postuar një video të shkurtër ku tregon trupin e saj në formë të shkëlqyer. Nëna e dy fëmijëve rrëfen se ka ngrënë banane, luleshtrydhe dhe dardha për stresin.


Ndërkohë ka ngrënë krrota, spinaq, mollë, hudhra, dhe limonë për astmën, e karrota dhe selino për sytë e saj.

© Panoramaplus.al