9 Prill, 2026

Humbi betejën me sëmundjen e rrallë, aktori i ‘Game of Thrones’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare


Bota e artit është tronditur nga vdekja e aktorit Michael Patrick, i cili humbi betejën me sëmundjen e neuroneve motorike në moshën 35-vjeçare.

1
Michael Patrick

Lajmin e dha bashkëshortja e tij, Naomi Sheehan, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e partnerit të saj dhe duke theksuar se familjarët dhe miqtë janë të shkatërruar nga largimi i tij i parakohshëm.

Në dedikimin e saj prekës, ajo e përshkroi “Mick” si një njeri plot jetë dhe energji, që e jetoi jetën me gëzim, shpirt të fortë dhe një të qeshur ngjitëse, pavarësisht sfidave të sëmundjes.

Aktori ishte diagnostikuar në vitin 2023 me këtë sëmundje të rëndë neurologjike, që prek gradualisht aftësitë jetike si lëvizja, të folurit dhe frymëmarrja.

Gjatë karrierës, Michael Patrick u bë pjesë e projekteve të njohura televizive si “Game of Thrones”, “Blue Lights”, “My Left Nut” dhe “This Town”.

Ndarja e tij lë pas një boshllëk të madh për familjen, miqtë dhe publikun, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në ekran dhe në industrinë e filmit.

© Panoramaplus.al