Demi Lovato ka folur më shumë se kurrë më parë për të kaluarën e saj, në dokumentarin e ri, të titulluar “Demi Lovato: Dancing with the Devil”.

Në një nga seritë, e publikuar së fundmi në kanalin e saj në YouTube, Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-në, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Jo vetëm që kam qenë nën efektin e mbidozës. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo dhe isha bërë ngjyrë vjollcë. Isha lënë të vdisja pasi ai abuzoi me mua. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi pasur marrëdhënie seksuale.
Ishte vetëm një imazh i turbullt që kujtoja nga ai, i cili qëndronte sipër meje,”- tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Teksa rrëfente traumat që kaloi në adoleshencë, ajo tha se ka qenë periudha më e keqe e jetës së saj.

“Kam humbur virgjërinë time në një përdhunim. Unë e telefonova atë person një muaj më vonë dhe gjithçka që bëri ishte vetëm të më bënte të ndihesha më keq”,- tregoi artistja.

“Të dyja kohët ishin ‘ri-miratime të traumave’ dhe unë me të vërtetë e ndëshkova veten për vite me radhë, prandaj edhe e kisha shumë të vështirë të pajtohesha me faktin se ishte një përdhunim kur ndodhi.

Unë u tregova se isha e virgjër dhe u thash se nuk doja që ta humbja në mënyrë të tillë atë, por ata nuk më dëgjuan dhe vepruan gjithsesi. Pas ngjarjes fajësova veten, sepse unë ende shkojë me të, u lidha me të”, tha Lovato.


