Konkurrentja e ‘Përputhen”, Ina Kollçaku ka folur hapur rreth jetës së saj intime. Ajo rrëfeu se humbi virgjërinë në moshën 17 vjeçare dhe mendoi se nëse i dashuri do e linte nuk do martohej më kurrë.

Por ky mendim i ndryshoi ndërsa rritej duke kuptuar që asnjë nuk ngel pa u martuar.
“Nuk e kam humbur akoma dhe dua që burri të jetë i virgjër (qesh). Isha 17 vjeç. Në momentin që e bën mendon se ke gjetur të duhurin. Madje unë mendoja se nëse ky personi do të më linte nuk do martohesha më kurrë sese nuk do isha e virgjër. Por pastaj rritesh dhe kupton se do martohesh, të gjithë do martohen. Nëse është dikush në situatë, ti do martohesh,”- tha ajo e ftuar në emisonin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Ina gjithashtu tregoi se nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe se ka dashuruar shumë herë.
Ajo rrëfeu se ndarjet nga partnerët kanë qenë të dhimbshme por me kompromis.
“Nuk ka tradhtuar, jo, jo. Ndërsa nëse më kanë tradhtuar nuk e vë dorën në zjarr. Unë s’kam kapur gjë. Kur bëhen biseda tradhëtie, ka shumë goca apo djem që thonë nuk më tradhëton dhe i them mos e thoni këtë gjë, sepse kjo është fraza që unë nuk mund të them dot po apo jo. Mesa di unë jo, nëse e kanë bërë dhe unë nuk e kam zbuluar bravo i qoftë. Kam dashuruar shumë herë. Kam kaluar dashuri të ndryshme dhe mendoj se ndikon mosha. Në mosha të ndryshme ti kërkon diçka tjetër dhe ndjen që dashuron në mënyra të ndryshme. Mendoj sa më shumë ndryshon mosha ashtu ndryshon edhe dashuria apo ajo që t’i kërkon dhe çfarë quan ti dashuri.

Në marrëdhëniet e mia ka pasur gjithmonë besim, intimitet, pasion domthenë ka qenë ndërthurja shumë e mirë pavarësisht që me mua ndahesh kot. Ka ca gjëra që për të njerëz të tjerë mund të mos jenë shumë alarmante por që mua më ndikojnë shumë, sidomos në pjesën e krenarisë sime. Nuk kam pasur asnjë ndarje të dhunshme ose me debat apo sherre. Të gjitha kanë qenë në kompromis dhe të dhimbshme,”- tregoi Ina.


