Megan Barton Hanson ka zbuluar se e humbi virgjërinë e saj pasi mori leje nga nëna e saj.
Ish ylli i Love Island shpegoi se ajo dhe nëna e saj kanë folur gjithmonë hapur me njëra-tjetrën për seksin.
Në një interviste për The Sun, 26- vjeçarja kujtoi momentin kur pyeti mamanë nëse ishte në rregull të bënte seks dhe ajo i ishte përgjigjur se vetëm pasi të mbushte 16 vjeç.
“Nëna ime dhe unë flasim hapur për seksin. E pyeta nëse ishte në rregull që të bëja seks. Dhe ajo më tha: ‘Po, por më premto se do presësh derisa të bëhesh 16 vjeç ‘. Kjo ndodhi rreth një javë para ditëlindjes sime së 16-të dhe unë mendova: ‘Është mjaft afër, unë nuk e kam thyer premtimin tim që i dhashë nënës sime,”- tha ajo.
Megan e humbi virgjërinë me një djalë në shtëpunë e shoqes së saj.
Ajo tha se të dy i mbajtën veshur një pjesë të rrobave dhe nuk shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.
Para kësaj, ajo nuk e kuptonte pse njerëzit ishin magjepsur kaq shumë nga seksi dhe shumë shpejt filloi të zbulonte atë që i pëlqente dhe nuk i pëlqente në dhomën e gjumit.
“Sugjeroja pozocione të ndryshme. Jam mjaft kërkuese dhe dominante. Nëse kalon tre ditë pa bërë seks kur jam me dikë, do shqetësohesha,”– tregoi modelja.
Më vonë, ajo tregoi se filluan ti pëlqenin vajzat pasi kreu marrëdhënie seksuale treshe me të dashurin e saj dhe një femër tjetër.
Aty ajo kuptoi se ishte e tërhequr më shumë nga vajzat sesa partneri i saj.





