30 Nëntor, 2023

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta kantautori i njohur


Kantautori irlandez dhe këngëtari i grupit The Pogues, Shane MacGowan, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas shtrimit në spital pasi u diagnostikua me encefalit.

Capture

Muzikanti, hitet e të cilit përfshijnë Fairytale of New York të vitit 1988 dhe A Pair of Brown Eyes, nuk ishte mirë prej disa kohësh.

MacGowan gjithashtu kishte probleme me drogën dhe alkoolin.

Gruaja e tij Victoria Mary Clarke ka dhwnw lajmin duke shkruar nw Instagram: “Nuk di si ta them këtë, kështu që thjesht do ta them. Shane ka shkuar të jetë me Jezusin, Marinë dhe nënën e tij të bukur Therese.”

Më 22 nëntor, Clarke tha se ai ishte kishte dalë nga spitali dhe vetëm disa ditë më vonë ajo tha se ata festuan përvjetorin e martesës dhe ishin mirënjohës që ishin “ende gjallë”.

MacGowan kryesoi The Pogues nga viti 1982 deri në ndarjen e tyre në 2014.

Ai formoi grupin irlandez Pogue Mahone, më vonë i shkurtuar në The Pogues, në 1982 dhe lançoi shtatë albume në studio.

Në vitin 1988 Kirsty MacColl bashkëpunoi me The Pogues për këngën e Krishtlindjeve Fairytale of New York, shkruar nga MacGowan, e cila u rendit në numrin dy në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2018 ai u nderua me një çmim për arritje të jetës në një festë të ditëlindjes së 60-të në Sallën Kombëtare të Koncerteve të Dublinit.

Një dokumentar për jetën e tij,Crock Of Gold: A Few Rounds With Shane MacGowan, u publikua në vitin 2020.

Ai ishte mik i ngushtë me këngëtaren irlandeze Sinéad O’Connor e cila vdiq në korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al