27 Maj, 2020

Humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta aktori i famshëm


Aktori i famshëm Richard Herd është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Herd humbi betejën me kancerin dhe vdiq mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Pranë tij ndodheshin familjarët kur ndërroi jetë.

Aktori njihet për rolin e tij në filmat  “Get Out” dhe “All the President’s Men.”

Ai u shfaq në 11 seri të “Seinfeld” në rolin e Mr. Wilhem.

Herd gjithashtu luajti në filmat e njohur “Star Trek: The Generation Next”, “Star Trek: Voyager” dhe “Star Trek: Renegades”.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al