7 Tetor, 2020

Humb betejën e gjatë me kancerin e fytit, ndahet nga jeta kitaristi i grupit të famshëm të rrokut


Është ndarë nga jeta kitaristi i njohur dhe bashkëthemeluesi i grupit të rrokut “Van Halen”, Eddie Van Halen.

Ai u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi betejën më kancerin. Muzikanti holandezo-amerikan po merrte trajtim për kancerin e fytit.

Grupi ishte i njohur për këngën e tyre “Jump”, që kryesoi top listat në SHBA në vitet 1984.

Djali i tij, Wolfgang në një postim në rrjetet sociale shkroi se “ai ishte babai më i mirë që mund të kërkonte ndonjëherë”.

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë por babai im ka humbur betejën e tij të gjatë dhe të mundimshme me kancerin mëngjesin e sotëm. Çdo moment që kam ndarë me të brenda dhe jashtë skenës ishte një dhuratë,”– shkroi Wolfgang, i cili u bë basisti i Van Halen në vitin 2006. “Zemra ime është thyer dhe nuk mendoj se do shërohet plotësisht nga kjo humbje. Të dua shumë, Pop.”

Kitaristi është shtruar disa herë në spital gjatë vitit të kaluar dhe kohët e fundit iu nënshtrua kimioterapisë.

Van Halen formoi grupin “Van Halen” në fillim të viteve 1970 në Los Anxhelos. Ai ishte kitaristi, vëllai i tij Alex ishte bateristi, David Lee Roth ishte këngëtari dhe Michael Anthony ishte basisti.

Kitaristi ishte pas këngëve të albumit debutues të grupit të nxjerrë në vitin 1987. Albumi zuri vendin e 19-të në top listat e Billboard, duke u bërë një nga debutimet më të suksesshme të dekadës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al