5 Prill, 2018

Hueyda El Saied fillon punë të re në Luksemburg, ja me çfarë merret atje


Ish-balerina e famshme Hueyda El Sayed pak kohë më parë deklaroi publikisht se i kishte dhënë fund martesës së saj me francezin Michael Tamisier, pasi ai e kishte tradhtuar.

Çifti jetonte në Luksemburg dhe ishin bërë prindër të djalit të vetëm, Gabrielit.

Pas ndarjes Hueyda ka treguar se ka kaluar një periudhë të vështirë, e mbyllur në shtëpi, duke mbledhur forcat për të vazhduar e vetme jetën me djalin.

Por një ditë më parë, nëpërmjet një “Instastorie”, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj se kishte filluar një punë të re në një bankë në Luksemburg.

Në video Hueyda shfaqet entuziaste për këtë hap të ri që ka ndërmarrë:
“Ja, unë mbas pune. Se kam filluar punë në bankë unë. Po që më pëlqen?”- tha ajo duke buzëqeshur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al