Boksieri nga Kosova, Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur partnerja e boksierit përmes një postimi në InstaStory, duke treguar se tashmë është 4 muajshe shtatzënë.
“Bebi numër 2. Mexi po pres të të takoj”– ka shkruar modelja krahas fotos me Krasniqin, i cili kishte vënë dorën në barkun e saj.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali 2 vjeçar, i cili quhet Meyson Robin Krasniqi.




