Aktori i njohur, Michael Alaimo i cili ka punuar për Hollywood-in për më shumë se gjashtë dekada ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për humbjen e ka ndarë vajza e tij, Gabriella Alaimo Thomas, një profesioniste e PR dhe Komunikimit, shkruan DailyMail.
Rolët më të njohura të aktorit kanë qenë në filma të tillë si Space Jam” i vitit 1996 dhe “The China Syndrome” i vitit 1979, mirëpo nuk mbaron me kaq, ai është njohur gjithashtu për role të shumta teatrale.

Alaimo kishte luajtur rolin e një personazhi të quajtur Vinnie Claussen në episodin, i cili titullohej 2 Good 2 Be 4 Real dhe episodi i katërt i episodit të shtatë të sezonit të katërt të shfaqjes.
Ndonëse bëri të ditur lajmin për humbjen e tij, Thomas nuk përmendi një shkak specifik për vdekjen por vetëm shtoi se ai kishte ndërruar jetë në paqe.
.
© Panoramaplus.al
