Coachela, festivali i famshëm i artit dhe muzikës nisi zyrtarisht më 15 prill, duke mbledhur fansat në shkretëtirën e Kalifornisë për një fundjavë me temperatua të larta por me shumë muzikë të mirë.

Duke qenë se festivali i këtij viti vjen pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, nuk ishte çudi që shumë të famshëm dhe mijëra njerëz ishin atje për të festuar rikthimin e muzikës live dhe për të parë artistët e tyre të preferuar në Indio.
Lista e këtij viti është e mbushur me artistët më në zë në botë, duke përfshirë Harry Styles, Billie Eilish dhe The Weeknd- i cili zëvendësoi Kanye West pasi ai u largua papritur nga festivali papritur. Fituesit e Grammy, Doja Cat dhe Baby Keem gjithashtu pritet të dalin në skenë, duke tërhequr më shumë njerëz për të parë performancën e tyre të parë në Coachella që nga fitorja e tyre e madhe.
Hollywood është zhvendosur Coachella:
Anitta
Këngëtarja tregoi stilin e saj të veçantë në festën e MCM dhe NYLON Presents NYLON House në Coachella.

Lili Reinhart
Aktorja e Riverdale u shfaq super e lumtur në ditën e parë të festivalit.

Heidi Klum, Tom Kaulitz
Çifti shkëlqeu me të bardha ditën e parë të Coachella.

Patrick dhe Brittany Mahomes
Të porsamartuarit pozuan në ditën e parë të festivalit të Coachella.

Kylie Jenner, Hailey Bieber
Dy shoqet e ngushta bënë një selfie së bashku në ditën e parë të Coachella.

Olivia Jade
Vajza e Lori Loughlin tregoi barkun e saj të tonifikuar në ditën e parë të Coachella.

James Corden
Moderatori u pa në ditën e parë të festivalit.

Halsey
Këngëtarja u shfaq me një crop-top seksi në festival.

Alessandra Ambrosio
Modelja u shfaq po ashtu në festival.

Billi Eilish
“Coachella a je gati per mua??” ka shkruar këngëtarja para natës së dytë.

Jaden Smith
“818 Unë jam rrugës”, ka shkruar artisti nga rruga. “#Coachella #TrippySummer #NewBalance.”

Amber Rose
“#HoeChella”, ka shkruar modelja në Instagram përpara se të mbërrinte në festival.


