Është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare, legjenda e “Holliwood”-it, Doris Day. Ka qenë fondacioni i saj, “Doris Day Animal” ai që ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen këtë të hënë.

Në deklaratën e fondacionit thuhej se 97-vjeçarja ishte e rrethuar nga miq të ngushtë dhe kishte një shëndet të shkëlqyeshëm fizik për moshën e saj, deri kohët e fundit kur u konstatua një rast serioz i pneumonisë.

Aktorja është e famshme për rolet e saj në vitet ’50 dhe ’60 si pjesë e filmave më të famshëm, përfshirë “Pillow Talk”, “Love Me or Leave Me” dhe “The Man Who Knew Too Much”.

Dors Day u martua katër herë, por kishte vetëm një fëmijë, Terry Melcher, i cili vdiq në vitin 2004 pasi vuante nga kanceri.

Pavarësisht se kishte marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur të “Hollywood”-it të të gjitha kohërave, Day ishte edhe një këngëtare që kishte fituar çmime “Grammy”.


