18 Prill, 2018

Historia e “Kimikatit”: Shkova për të “gjuajtur” goca te LRI dhe përfundova në…


Olsi Bylyku është një nga aktorët më të rinj të humorit, i cili ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut shqiptar me rolin e “Kimikatit” në “Portokalli”.

Ai ka treguar se fillimisht është njohur me Bes Kallakun në një forum rinor. Mes batutave dhe humorit “Kimikati”, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” tregoi se shkoi në forumin rinor për të ‘gjuajtur’ gocat e LRI.

Olsi Bylyku: “Unë kam njohur në fillim Bes Kallakun në forumet rinore dhe aty pata kontaktin e parë.”

Besmir Metani: “Jeni me LSI-në ju?”

Osli Bylyku: “Jo, pata kontaktin aty.”

Dajana Shabani: “A mund të ketë qenë duke kaluar edhe tek lagjia e tij.”

Osli Bylyku: “Po. Hajde të shohim çfarë gocash ka tek LRI-ja. Aty patëm kontaktin e parë. I kërkova një mendim për tu futur në Portokalli. Aty patëm disa takime ku i tregova tekstet që po shkruaja ndërkohë.  Më pas shkova për audicion para se të fillonte Portokallia dhe u pëlqye nga regjizori.”/oranews/

© Panoramaplus.al